Në procedurën e shkurtuar ka dështuar, por në procedurën e rregullt nuk është dashur. Të paktën kështu pretendon ministri i Drejtësisë, i cili nuk heq dorë nga ligji i amnistisë dhe pret të pranohet në një tentativë të dytë. Në konferencën e sotme për media, ai tha se është i gatshëm të pranojë amendamentin e LSDM-së, por edhe më shumë amendamente, përfshirë edhe nga opozita, vetëm nëse miratohet ligji. Ai mohon të ketë motiv personal për amnistinë dhe pretendon se i vetmi argument i tij janë kushtet e këqija në burgje, korrupsioni dhe torturat ndaj të cilave janë të ekspozuar të burgosurit me krime të lehta, përcjell FLAKA.