Bukuroshja nga Shqipëria, Luana Vjollca, po bën një pushim para nisjes së programit të ri.

Artistja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, po shijon pushimet në Capri të Italisë.

Prezantuesja dhe këngëtarja nuk ka munguar me disa fotografi në rrjete sociale, përmes të cilave ka vënë në pah linjat trupore, pamjen e mrekullueshme si dhe jetën luksoze.

Ajo ka pozuar me një palë bikini me lule, e në disa të tjera me kapelë plazhi si dhe një palë syze dielli.

“E humbur në Caprin e bukur”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram