Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në France ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez.

Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961.

Me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog më gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri.

postim i huazuar nga muri i @Blendi Fevziu