Një person ka fituar plot 47.14 milionë franga zvicerane në lotarinë Swiss Lotto, në shortin e mbajtur të shtunën, më 21 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të Swisslos, fituesi ka qëlluar të gjashtë numrat e saktë të shortit: 14, 21, 22, 29, 31 dhe 32, ndërsa numri bonus ishte 3.

Numri i Ripërsëritjes ishte po ashtu 3, kurse numri i Jokerit 078319, shkruan mediumi zviceran “Watson”.

Me këtë fitim prej 47.14 milionë frangash, lotaria ka regjistruar xhekpotin e tretë më të madh në historinë e saj.

Pas ndarjes së çmimit të madh, Swisslos ka bërë të ditur se xhekpoti për shortin e ardhshëm, i cili mbahet të mërkurën, do të jetë 1.5 milion franga zvicerane.