Shkup, 26 korrik – Maqedonia e Veriut ofron kushte tërheqëse për investitorët japonezë, veçanërisht për kompanitë që punojnë në fushën e IT-së dhe teknologjive të avancuara. Këtë e theksoi ndihmësministri i Ekonomisë së Japonisë dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për politika tregtare, Matsuo Takehiko në takim me drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski në Tokio. Despotovski dhe Takehiko, siç informoi ZZHTI, e theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, si dhe biseduan për iniciativat konkrete për bashkëpunim.

Ndihmësministri japonez theksoi se është shumë e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta si Maqedonia e Veriut. Japonia ka një potenciat të madh ekonomik dhe investues dhe mund të bëhet një partner i rëndësishëm për rritjen e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut. Biseduam për programe specifike të ofruara nga ministria për mbështetjen e investimeve të kompanive japoneze jashtë vendit, si dhe programe për trajnim për menaxherët tanë, nëpër të cilat tashmë kanë kaluar mbi 200 menaxherë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendae. Ky është një potenciat që duhet shfrytëzuar”, theksoi Despotovski.

Sipas ZHTI-së, Despotovski po kthehet nga Japonia me plane specifike për bashkëpunim ekonomik dhe duke inkurajuar kompanitë japoneze të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të vizitës ai pati takime me njerëzit e parë të Agjencisë japoneze për bashkëpunim zhvillimor, Asociacionit japonez të prodhuesve të komponentëve të automjeteve, Odës ekonomike të Japonisë dhe Asociacionit japonez të ekonomisë së re. “Nga këto takime dolën plane konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe inkurajim të kompanive japoneze për të investuar në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Despotovski./koha.mk