Marka e njohur e hoteleve Marriot zbret në qytetin e Vlores, si pjesë e Vlora Marina Resdience. Hoteli i certifikuar ndërkombëtarisht me 5 yje zyrtarisht do të jetë një vlerë e shtuar e investimit të Vlora Marina Residence, falë firmosjes së marrëveshjes 100 milionë euro mes Vlora Marina Residence dhe Marriott International. Investimi parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë Apartamentet e Branduara. Ardiana Sokoli, zëvendëspresidente për Pasuritë e Patundshme në BALFIN Group, tha se standardet e reja që zbresin në Vlora Marina Residences përmes Marriot International do të ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.