Me shumë trishtim, Kopshti Zoologji i Shkupit njofton se në moshën 7-vjeçare ka ndërruar jetë gibonë e bardhë Sofi.
Sofi kishte shfaqur shenja lodhjeje dhe vështirësi në lëvizje para 12 ditësh dhe menjëherë mori trajtim veterinar. Megjithatë, gjendja e saj u përkeqësua dhe përpjekjet për ta shpëtuar nuk ishin të mjaftueshme.
Analizat e Fakultetit të Veterinarisë treguan se Sofi ishte pozitive për Mycobacterium tuberculosis complex (MTBC). Pas këtij rezultati, janë marrë masat për dezinfektim dhe izolimin e të tjerëve nga grupi i giboneëve.
Sophi do të mbahet mend si një nga më aktivet dhe të dashurat e stafit, duke lëvizur çdo ditë mbi pemët pranë liqenit, dhe humbja e saj ka trishtuar të gjithë punonjësit e zoologjikut./TV21
