Denoncimi i gazetarit Naser Selmani, të cilit sot, persona akoma të panjohur për policinë, ia kanë dëmtuar veturën, ka gjetur mbështetje edhe nga ambasadori shqiptar, Denion Meidani.
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Meidani kërkon nga organet hetimoreta zbardhin rastin pa vonesë.
Reagimi i plotë i ambasadorit Meidani:
Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gezetarëve Shqiptarë për reagimin!
