Grupi i zjarrit në BDI, i drejtuar nga disa prej themeluesve dhe funksionarëve të lartë të kësaj partie, si Izet mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta e të tjerë, vazhdojnë takimet me anëtarësinë. Sonte tubimin e radhës e mbajtën në Studeniçan ku ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës së grupit të zjarrit. Në rrjetet sociale Izet Mexhiti shkruan:
Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!