Pas raportimeve të qytetarëve për rritje të zhurmës nga muzika e lartë nga objektet hotelierike në territorin e Komunës Qendër, Sektori për punë inspektuese në këtë komunë gjatë javës së kaluar ka realizuar aksion për matjen e zhurmës. Bashkia thotë se aksionet janë kryer në të gjithë territorin e bashkisë, gjatë të cilave zhurma është matur në lokalet “Mosh” dhe “Intermezzo”.
“Pas matjeve të zhurmës, laboratori i autorizuar mjedisor ka dorëzuar raportet matëse, në bazë të të cilave janë kryer procedurat e inspektimit, me urdhërpagesë për gjobë për kundërvajtje të kryer në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Zhurmës së Mjedisit”, thuhet. Njoftimi nga komuna Qendër.
ÇPersonat juridikë mund të paguajnë gjysmën e gjobës brenda 8 ditëve. Nëse nuk i paguajnë gjobat në shumë prej 13 mijë euro, inspektori i autorizuar do të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje pranë Gjykatës Themelore, Departamenti për Kundërvajtje.
Komuna Qendër vazhdimisht pranon ankesa nga qytetarët për muzikën e lartë dhe mosrespektimin e orarit të punës, pas së cilës në disa raste ka shqiptuar gjoba për zhurmë.