Një grup fqinjësh, anëtarë të dy familjeve, janë përleshur me armë dje në lagjen Skoshë të Çairit.
Siç kumtoi MPB-ja, në parkingun në bulevardin e Brigadës Maqedono-Kosovare në Shkup, të dy grupet kanë përdorur armë zjarri dhe thika, ndërsa ka të lënduar.
M.I.(51) dhe një i mitur kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ndërsa S.I.(22) dhe S.I.(27) janë lënduar nga një send i mprehtë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku kanë marrë ndihmën mjekësore”, tha MPB.
Pas dhunës, policia ka kryer një hetim dhe ka ndaluar dy persona./informa.mk