Ministria e Shëndetësisë do të shqyrtojë mundësinë për kthimin e parave të harxhuara për shirita dhe aparate për matjen e diabetit, pacientëve të prekur nga kjo sëmundje. Ministri I Shëndetësisë tha se kjo do të ndodh nëse personat me diabet dorëzojnë një kërkesë të tillë.

“ Nëse ka kërkesa të tilla në kuadër të ligjit do ta shqyrtojmë dhe do vendosim për atë çështje”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër I Shëndetësisë.

Më shumë se gjashtë muaj personat me diabet harxhojnë në bazë mujore rreth 6,000 denarë për blerjen e shiritave dhe aparateve për matjen e diabetit pasi shteti nuk ka furnizuar barnatoret që këto pajisje ti mbulojë Fondi Shëndetësor. Nga shoqata e personave me diabet kërkojnë përgjegjësi nga dikasteri I Shëndetësisë duke potencuar se këto pajisje bazike për shëndetin e tyre të mëtejmë.

“Kërkojmë përgjegjësi nga ky shtet të tregojnë se kush në ministri e ka shkaktuar këtë gjë dhe së bashku me të gjitha palët e përfshira dhe ministrinë, të bëjmë ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore që mos të ndodh më që pacientët me sëmundje kronike të kenë mungesë të terapisë. Është shumë rëndë të funksiononi si person me diabet me insulinë, pa matjen e glikemisë është njëjte si mos kesh insulinë, patjetër ta matni dhe të shihni se në çfarë gjendje dhe niveli keni sëmundjen”, tha Dime Velev, Shoqata “Diabetes”.

Personat me diabet në mënyrë permanente përballen me mungesë të pjesërishme të terapisë, ose mjeteve që ndihmojnë në pranimin e së njëjtës. Nga ministria e Shëndetësisë thanë se po angazhohen në tejkalimin e këtij problemi dhe se për momentin janë përzgjedhur kompanitë të cilat do të bëjnë shpërndarjen e aparateve për matjen e sheqerit si dhe shiritave dhe në afat prej dhjetë ditësh shpërndarja e tyre do të fillojë në gjithë territorin e vendit. /alsat.mk