MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Senator and President of Forza Italia Silvio Berlusconi attends the inauguration of the new headquarters of the Lombardy regional coordination of Forza Italia on November 19, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Emanuele Cremaschi/Getty Images)

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Ish-kryeministri italian ndodhej i shtruar prej 4 ditësh në spital në Milano ku dhe ndërroi jetë.

Themelues i Mediaset dhe Forza Italia Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri.