Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), vdiq mëngjesin e sotëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve WAM (WAM).

Saeed bin Zayed Al Nahyan, i lindur në vitin 1965, ishte përfaqësues i Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan gjatë vizitave të shumta zyrtare ndërkombëtare.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe është shpallur tri ditë zie për shkak të vdekjes së shehut.