Petar Bogoevski, drejtori i Fondeve Europiane Erasmus+, njëherësh partner koalicioni në Qeveri si kryetar i lëvizjes politike “Koncepti Maqedonas”, po dëshmon se nuk i ndryshon qëndrimet shoviniste ndaj shqiptarëve, ndërsa këtë e mbulon duke përmendur BDI-në.
Në një postim në Facebook, Bogoevski e akuzon, siç e quan ai, “shovenizmin etnik etnik shqiptar kundër evropianizimit të Maqedonisë, të promovuara nga Koncepti Maqedonas”. Bogoevski, i cili botërisht njohet si antishqiptar, anti-BE e anti-NATO, ndërsa pro-Rusisë, shkruan se është Bujar Osmani shovinistë e anti-evropianë.
Postimi i plotë i Petar Bogoevskit:
BANDA KRIMINALE që e mbulon krimin e vet me shovinizëm etnik shqiptar, nuk ndalet me propagandën e zezë kundër proceseve të demokratizimit, modernizimit dhe evropianizimit të Maqedonisë, të promovuara nga Koncepti Maqedonas! Dy nënkryetarë të BDI-së po punojnë me këmbëngulje për destabilizimin e NATO-s, bëjnë thirrje për një “pjesë të dytë të vitit 2001”, për vrasje të civilëve dhe fëmijëve… punojnë për interesat ruse në Ballkan!
Diplomacia evropiane dhe ajo e NATO-s do të sensibilizohet për këtë çështje të rëndësishme, e cila është pengesë për zgjerimin e BE-së në Ballkan! Shovinizmat etnike janë pengesa kryesore, stacioni ku qëndrojmë me këmbëngulje me insistimin e shovinistëve të kriminalizuar dhe antievropianë si Bujar Osmani!
Më mirë është të përgjigjet se ku është shoku i tij Artançe Grubi, dhe të mos merret me mua dhe luftën tonë legjitime për kauzën!
