Marina amerikane njoftoi se nëndetësja bërthamore e klasës “Ohio” ka arritur në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

“Më 5 nëntor 2023, një nëndetëse e klasës ‘Ohio’ mbërriti në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në një postim në rrjetin social “X”.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy aeroplanmbajtëse në rajon që nga operacioni gjithëpërfshirës i kryer nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzed-Din al-Qassam, në mëngjesin e 7 tetorit, si përgjigje ndaj “shkeljeve të vazhdueshme të Izraelit kundër palestinezëve dhe vlerave të tyre të shenjta, veçanërisht Mesxhid al-Aksasë”.