Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe lideri rus Vladimir Putin janë takuar në Alaska.

Ata dolën nga avionët e tyre presidencial për të bërë edhe shtrëngimin e parë të duarve para takimit që do të zhvillojnë në këtë vend.

Putin është i pari i cili ka zbritur, nga ku ka mirëpritur dhe Presidentin Trump përpara bisedimeve vendimtare mbi luftën në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së Trump dhe presidenti rus Putin në momentin e takimit kanë shtrënguar duart. Të dy udhëheqësit ecën drejt qilimit të kuq të shtruar për ta.

Ata gjithashtu po shkëmbejnë fjalë të mira dhe buzëqeshje ndërsa pozojnë për foto për shtypin botëror. Më tej, të dy presidentët kanë hipur në një makinë për t’u nisur drejt takimit.