Karriera politike e Berlusconit ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa i përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtrim tatimor

Bota u shokua nga vdekja e Silvio Berlusconit, në moshën 86 vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano. Ai ka lindur në Milano më 29 shtator 1936 dhe biografia e tij është plot skandale, akuza për korrupsion, afera seksuale dhe sipërmarrje të diskutueshme biznesi. Ai e filloi karrierën e tij duke shitur fshesa elektrike, duke kënduar dhe më pas filloi një kompani ndërtimi dhe më pas kaloi në media, të cilat përveç punës në sektorin financiar dhe sportiv përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Kompania kryesore e Berlusconit “Mediaset” operonte në tre kanale televizive kombëtare, të cilat mbulojnë gjysmën e sektorit televiziv kombëtar, dhe aty është edhe agjencia kryesore e reklamave italiane “Publitaia”.

Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë, përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001-2006 si dhe në vitet 2008-2011. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. Ai e nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqendroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazetës “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia 1 dhe Rete 4.