E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte një akullore me “ketchup” apo me biskota dietike? Të gjitha këto shije por edhe të tjera mund t’i provoni, nëse jeni për një shëtitje në Londër, atje ku është hapur prej fund qershorit, dyqani “Projekti i Akullorës”, i konceptuar dhe tashmë i vënë në jetë, nga stilistja britanike e aksesorëve, Anya Hindmarch.
Klientët të cilët i kanë provuar këto akullore thonë se ideja është mjaft interesante.
“Mendoj se është një koncept vërtet i lezetshëm. Është një mundësi kaq e mrekullueshme për të provuar disa shije që nuk do të kishit mundësinë më parë t’i provonit por dhe gjithashtu të eksperimentoni pak. Nuk do të dilja kurrë për të blerë një akullore me bizele, por në fakt është ajo që kam provuar sot dhe më ka surprizuar”.
Në dyqanin e vogël ofrohen një sërë varietete akulloresh e sorbetosh me shije larg tradicionales por me salcë pikante, spec djegës dhe shumë të tjera.
Dyqani do të jetë i hapur deri në 27 gusht dhe në qoftë se deri atëherë do të jetë i suksesshëm, atëherë biznesi do të vazhdojë./koha.mk