Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të martë në plazhin e Velipojës. Një djalë vetëm 20 vjeç humbi jetën sapo hyri në ujë. Ai u nxor në breg nga familjarët dhe roja bregdetare, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë ai ndërroi jetë.
Fillimisht u dyshua se i riu kishte humbur jetën nga mbytja, por në njoftimin e saj policia thotë se 20-vjeçari dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak./Tvklan