Një person nga shteti i Floridës fitoi “Mega Millions”, xhekpoti i tretë më i madh i lotarisë në historinë e SHBA-së, me vlerë rreth 1.58 miliardë dollarë.
Numrat fitues për shortin ishin “13, 19, 20, 32, 33 dhe 14”. Shuma e çmimit të madh në fjalë është rritur gradualisht me kalimin e muajve pasi nuk ka patur asnjë fitues në 31 shortet e deritanishme.
Shkalla e fitimit të “Mega Millions” është 1 në 302.6 milionë.
Fituesi i xhekpotit do të marrë shumën e plotë nëse pranon të paguhet brenda 30 viteve ose 783.3 milionë dollarë nëse zgjedh të paguhet përnjëherë.
E luajtur në 45 shtete të SHBA-së, kryeqytetin Washington dhe Ishujt e Virgjër, “Mega Millions” u fitua për herë të fundit nga një person më 18 prill.
Xhekpotet më të mëdha të lotarisë në historinë e SHBA-së ishin lotaritë Powerball prej 2.04 miliardë dollarësh në nëntor 2022 dhe 1.586 miliardë dollarë në janar 2016.