Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkuar në Presidencë.

Takimi i tij me kreun e shtetit Bajram Begaj ka zgjatur rreth 20 minuta ku ia ka dorëzuar dekretet për ndryshimet e reja.

Begaj ka qenë në zyrë që në mëngjes dhe duket se ka qenë në dijeni për ndryshimet që kryeministri i kishte planifikuar t’i bënte në kabinetin qeveritar.