Shpallja “non grata” nga operatori turistik “Venezia Turismo”, pasi u fotografuan duke bërë seks oral në një prej varkave në kanalin e qytetit italian, duket se nuk i ka ndikuar aspak Kanye West dhe bashkëshorten e tij, Bianca Censori.

As fyerjet dhe inati që kanë ndezur në mesin e italianëve për stilin e veshjes ku Bianca ekspozon format e saj në rrugë, nuk kanë qenë motiv për reflektim.

Kjo pasi modelja 28-vjeçare dhe reperi amerikan kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit.