Fero ka njoftuar se nuk do të merret me muzikë, kjo për siç thotë, sepse do t’i përkushtohet fesë islame. Thotë se ka fituar bindjen se muzika është haram dhe ka kërkuar nga fansat e tij të mos i dëgjojnë më këngët e tij, përcjell TV21.
Njoftimi i plotë i Feros (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.
Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
