Për shkak të stuhisë së madhe që goditi Serbinë ditët e fundit, Ceca u detyrua të anulojë koncertin e shumëpritur në Brcko.
“Fatkeqësisht, nuk kam shumë lajme të mira. Koncerti i sotëm në Brcko do të duhet të shtyhet për shkak të stuhisë së parashikuar, sepse nuk dua që asnjëri prej nesh të jetë në rrezik”, ka thënë Ceca dhe më pas ka shtuar se mezi pret takimin e radhës, transmeton “Blitz”.
Svetlana Ceca Ražnatović së fundi mbajti një koncert në Nish, në pllajën e kalasë, ku mblodhi rreth 15,000 njerëz.
Këngëtarja serbe së fundmi ka qenë mysafire në Maqedoni, në festivalin “Mandra” në Dojran dhe në një objekt katering në Manastir.