Për herë të parë, puna me turne është njohur si një faktor rreziku për kancerin e gjirit në Francë. Gjithçka ka nisur nga historia e një gruaje, ish-infermiere. Ajo tashmë ka dalë në pension, por ka punuar në Hôpital de Sarreguemines, në Rajonin Grand Est. Në mbi 28 vite punoi sa në departamentin e gjinekologjisë në atë të kardiologjisë. Gruaja numëroi 873 shërbime të natës, të alternuara me turne të mëngjesit ose të pasdites deri në moshën 48 vjeç, kur kaloi vetëm me turne të para.

Menjëherë më pas, sipas shtypit francez, ajo u diagnostikua me kancer në gji.

14 vjet më vonë, dhe pas një procesi sindikal të kryer për mbi 5 vjet nga CFDT – Mines de Moselle (Konfederata Demokratike Franceze e Punës është një nga sindikatat më të mëdha kombëtare), tumori i saj u njoh si një sëmundje e lidhur me profesionin nga puna me turne, sidomos me turne nate. Në ndihmë të gruas (që dëshiron të mbetet anonime) kanë qenë sindikalistët Josiane Clavelin dhe Brigitte Clément, të cilat kanë bashkuar dokumentacionin për rastin konkret, i cili më pas sjellë në këtë rezultat, të futurit si faktor risku të punës me turne.