Kosova ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova në praninë e rreth tre mijë shikuesve e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.
Golin e fitores e shënoi Milot Rashica në minutën e 41′.
Vedat Muriqi është lënduar në fushën e “Fadil Vokrrit” në minutën e 65-të, ndërsa u zëvendësua nga Meriton Korenica.
