Kushtrim Kokalla u arrestua mbrëmjen e djeshme duke shkuar në tre numri i të prangosurve për vrasjen e Liridona Murselit.
Kokalla është anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe njëherazi nipi i Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës që porositi vrasjen e 33-vjeçares. Kokalla dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me bashkëshortin e viktimës dhe ekzekutorin Granit Plava.
Naim Murseli pranoi mbrëmë se kishete paguar 30 mijë euro për të vrarë të shoqen, duke e inskenuar ngjarjen si grabitje. Mediat raportuan se çifti kishte nisur procedurat e divorcit.

