Pjesëtarët e policisë Gostivarit,të hënën rreth orës 15:30, në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, kanë arrestuar 51-vjeçarin F.S. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.