Pas raportimi se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ishte sulmuar fizikisht, nëpunësit e policisë nga Sektori i MPB-së në Shkup kanë arrestuar dy persona.
Ata aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen për të zbardhur incidentin.
Ministria e Brendshme njofton se po merren të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar plotësisht rastin. (infomax)
