Pas rreth 30 orë kërkimesh policia ka gjetur tre trupat e pajetë, të cilët pas një aksidenti në trafik dje, përfunduan në lumin Lepenec. Viktimat i përkasin familjes së njejtë, një çift burrë e grua dhe djali i tyre i mitur.

“Nga ana e shërbimeve të policisë dhe njësisë speciale “Tigrat”. është gjetur edhe makina “BMW” me të cilin ata ishin transportuar” thonë nga policia.

Drejtuesi i makinës tjetër me targa të Shkuput, të përfshirë në këtë aksident ëahtë arrestuar sot, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Në veturën që u nxorr sot nga ujërat e Lepencit, kishte arritur të mbijetoj vetëm njëri anëtar i familjes, 20 vjecari i cili ndodhet në spitalin 8 shtatori, me lënndime trupore, por në gjendje solide.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftetovasot2%2Fvideos%2F6158422050931823%2F&show_text=false&width=560&t=0