Arsyeja e përqindjes së popullatës nga Ballkani që jeton në Evropë dhe lëviz në Evropë nuk janë vetëm paratë, por edhe politikat. Është për shkak të të gjitha aftësive dhe ideve që kanë, vizionit që kanë përpara, gjë që i motivon të shkojnë më tej dhe të ecin, tha sot Emy Poup, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), gjatë pjesëmarrjes në Prespa Forumin për Dialog.

“Ajo që shoh tani në Ballkan është se njerëzit jo vetëm kanë njohuri, aftësi dhe motivim për ta bërë këtë, por se do të ketë një hendek shumë të madh që do të ndodhë në të ardhmen. Është pjesë jo vetëm e Ballkanit, por është pjesë e Evropës. Unë do t’u drejtohesha liderëve të cilët do të jepnin një lloj përgjigjeje për pyetje të tilla në mënyrë që vendet të përballen me sfida të tilla. Na nevojitet një mënyrë, një korrigjim, mjete, diçka me të cilën do të mund t’i qasemi këtij mjedisi dhe të fillojmë t’u përgjigjemi këtyre sfidave. E gjitha kjo nuk ka të bëjë vetëm me inovacionin, por edhe për të qenë të përgjegjshëm. Në këtë mënyrë ne kemi një qasje shumë gjithëpërfshirëse në raport me partnerët dhe gjithçka varet nga të dhënat me të cilat do të punojmë. Këto duhet të jenë politika të bazuara dhe të drejtuara nga të dhënat. Atëherë ne të gjithë duhet të krijojmë kolektivisht strategji dhe politika të caktuara që do të jenë një përgjigje e fortë ndaj politikave dhe ngjarjeve të migracionit, tha Poup, në sesionin e forumit “Menaxhimi i migracionit në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor: solidaritet dhe detyrime të përbashkëta”

Kur shikojmë komunitetin dhe shoqërinë evropiane në tërësi, theksoi Poup, të gjithë e dimë se migrimi është një çështje kritike që është shumë e fuqishme. Në Evropë, popullsia po plaket dhe së shpejti 31 për qind do të jenë mbi 60 vjeç. Po arrijmë shumë shpejt në këtë periudhë, edhe pse po sigurojmë fonde nga taksapaguesit të cilët po pakësohen, ndërsa numri i njerëzve që i përdorin po rritet dhe inteligjenca artificiale nuk është një zgjidhje që mund ta përdorim, edhe pse mund të ndihmojë. Por është shumë më e rëndësishme të zhvillohen aftësi, politika dhe praktika për t’u marrë me këto çështje”, tha Poup.

Advertisements

Ajo theksoi se refugjatët nga Afganistani dhe Siria po largohen vetëm me gjërat më të nevojshme që kanë dhe po shkojnë në një rrugë të gjatë që nuk e dinë se ku do të përfundojë, por shpresojnë në mundësi më të mira. Kjo është arsyeja pse ne duhet të dimë se si të përballemi me migrimet, të njohim se çfarë i shtyn njerëzit të hyjnë në migrime, të prekim drejtpërdrejt motivet e tyre, sepse ne me të vërtetë duhet të ofrojmë disa përfitime prej kësaj dhe të shohim se si do ta trajtojmë më tej, ta vendosim në politika dhe të shohim se si do t’i trajtojmë të gjitha gjërat në praktikë, tha Poup.

Na duhen, shtoi ajo, të dhëna për të ditur pse po largohen, nga cilat vende vijnë. Na duhen të gjitha ato të dhëna për politikat strategjike sepse duhet të dimë se çfarë po ndodh tani në këtë moment dhe pse po ndodh. Ne nuk mundemi, dhe kjo është për të ardhur keq, të parashikojmë se sa migrime do të ndodhin, duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, ne nuk mund ta vendosim veten në një pozicion për të supozuar, tha Puop.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili hapi seancën, tha se migrimi është sfidë që kërkon përgjigje evropiane, përmes politikës së përbashkët, bashkëpunimit dhe koordinimit.

Migrimi, theksoi ai, mund të parandalohet dhe menaxhohet vetëm nëse ekziston një partneritet dhe bashkëpunim i fortë i të gjitha vendeve evropiane pa përjashtim.

“Vetëm përgjigja evropiane ndaj gjithë kësaj sfide mund të jetë përgjigja e duhur dhe të përfshijë të gjitha vendet që si gjeografikisht ashtu edhe natyrshëm i përkasin Evropës. Përgjigja evropiane përfshin përgjigjen dhe bashkëpunimin me të gjitha palët – si vendet e destinacionit ashtu edhe vendet e tranzitit dhe vendet e origjinës. E gjithë kjo që bëjmë së bashku dhe çdo sfidë, e cila është e përbashkët për të gjithë rajonin, duhet të dërgojë një mesazh të fortë për vendet anëtare të BE-së, se BE-ja nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Vetëm në këtë mënyrë mund të përfundojmë stabilitetin dhe sigurinë e gjithë kontinentit evropian”, tha Spasovski.

Drejtori i MARRI-t, Sashko Kocev, nga ana tjetër theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal në fushën e menaxhimit të migracionit.

“Asnjë nga Ballkani Perëndimor nuk mund t’i përgjigjet i vetëm sfidave të migracionit, prandaj bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë thelbësorë për zhvillimin e mëtejshëm. Është koha që rajoni të bëjë një hap vendimtar në funksionalizimin e angazhimeve të dhëna nga liderët politikë në rajon në fushën e migracionit. Me këtë nënkuptoj deklarata të cilat do të kthehen në veprime konkrete. Me përvetësimin e një qasjeje rajonale dhe konsolidimin e përpjekjeve individuale, Ballkani Perëndimor do t’i tejkalojë mangësitë dhe do të arrijë rezultate”, tha Kocev.

Shefi i Departamentit në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian, Pavel Busiakieviç, nga ana tjetër, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fushën e migracionit është i një rëndësie të madhe dhe Plani i Veprimit tashmë po jep rezultate.

“Solidariteti dhe partneriteti janë të nevojshëm kur bëhet fjalë për migracionin. Nevojitet bashkëpunim i forcuar në politikat e migracionit, veçanërisht në fushën e azilit, kontrabandës së emigrantëve dhe menaxhimit të kufijve”, tha Busiakieviç.

Në sesionin e forumit folën edhe ministri pa portofol i Malit të Zi, Zoran Miljaniç dhe ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq.