Nga MPB njoftojnë se një punonjës i një kazinoje në Gostivar ka raportuar në polici se dy persona kanë shkëmbyer dollarë të falsifikuar, përcjell TV21. Nga MPB nuk tregojnë inicialet e raportuesit apo vendndodhjen e saktë të kazinosë.
“Më datë 11.11.2023 në ora 16:50, në SPB-Tetovë është raportuar nga një punonjës i një kazinoje në Gostivar se dy persona kanë ardhur në kazino dhe kanë shkëmbyer dollarë të falsifikuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
