Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sërish për mbështetjen e Ukrainës nga Perëndimi. Në një deklaratë ditën e sotme, Putini tha se Perëndimi duke mbështetur Ukrainën në fakt po ndez flakët e luftës.

Presidenti rus tha gjithashtu se çdo armë perëndimore që dërgohet në Ukrainë do të shkatërrohet në fushën e betejës.

Ai gjithashtu ka akuzuar Poloninë se po përpiqet të krijojë një koalicion nën ombrellën e NATO-s, për të ndërhyrë në Rusi. Duke iu drejtuar udhëheqësve polakë, ai tha se ata “kishin harruar” se “pjesa perëndimore e Polonisë është dhuratë e Stalinit për vendin”./koha.mk