Banka Raiffeisen ka dalë me njoftim pasi faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua, shkruan Insajderi.
Në njoftim thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marr masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.
“Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë. Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen“, thuhet në reagim.

Gjysmë ore më parë në llogarinë e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.

