Për Sali Berishën qëndrimi i Ramës ishte sulm ndaj Albin Kurtit në prag të samitit të procesit të Berlinit. Duke folur për rezolutën ku dënohet sulmi serb në veri të Mitrovicës, ai shton se janë bërë takime të fshehta ku është biseduar ndarja e Kosovës.

Sali Berisha fjalimin e kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar thyerje të paktit të arritur për të dalë me një rezolutë për të dënuar sulmin serb në Kosovë.

Madje ai theksoi se gjithçka është përgatitur në Beograd.

Berisha: Ai lexoi një fjalim të shkruar fjalë për fjalë në Beograd.

Sa i përket samitit të Berlinit që do të mbahet në tiranë, Berisha shprehet se Rama përgatiti një terren sulmi ndaj Albin Kurtit.

Berisha: Në prag të samitit të procesit të Berlinit në Tiranë,. Të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës.

Duke akuzuar  për skenar të ndarjes së Kosovës, Berisha flet edhe për takime mes Ramës dhe Vuçiçit.

Berisha: Gjer më sot janë takuar 13 takime publike dhe të fshehta në të cilat ka pasur vetëm një çështje në agjendë: ndarja e Kosovës.

Po ashtu ai e konsideroi të qëllimshëm dhe përjashtimin e tetë deputetëve të opozitës nga punimet e kuvendit.