default

Bërvenicë, 1 nëntor – Një rezultat interesant është regjistruar në fshatin Tenovë të Komunës së Bërvenicës, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Stojançe Radiçevski ka siguruar 225 vota, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2021, në këtë fshat jetonin vetëm 189 maqedonas rezidentë, shkruan gazeta KOHA

Sipas regjistrimit të fundit, Tenova kishte 1.175 banorë rezidentë, prej të cilëve 963 shqiptarë (81,96%) dhe 189 maqedonas (16,09%).

Në zgjedhjet e 1 nëntorit 2026, në dy vendvotimet e Tenovës (2047 dhe 2048), kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, ka marrë 349 vota (59,15%), ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski, 225 vota (38,14%).

Radiçevski ka marrë 36 vota më shumë sesa numri i banorëve maqedonas rezidentë të regjistruar në vitin 2021. Megjithatë, ky krahasim nuk tregon përkatësinë etnike të votuesve, pasi lista zgjedhore dhe popullsia rezidente nuk janë kategori të njëjta.

Megjithatë, krahasuar me raundin e parë, në Tenovë kishte para dy javë, Radiçevski kishte 136 vota, ndërsa sot mori 225, ose 89 vota më shumë!

Ndryshe, nga 1.700 votues të regjistruar, në Tenovë kanë votuar 590, përkatësisht 34,71 për qind.