Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se në muajin korrik ka një rritje të lehtë të numrit të pacientëve në disa bashki të vendit, raportojnë mediat e Tiranës. – Situata epidemiologjike është stabile. Është karakteristike një rritje e lehtë e rasteve me Covid në korrik krahasuar me qershorin. Rritje e numrit të të infektuarve është vërejtur në 15 komuna, në 30 komuna nuk është regjistruar asnjë rast, ndërsa rënie e numrit të të infektuarve është vërejtur në 17 komuna, tha Artan Simaku, epidemiolog nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas tij, varianti i ri i Covid-it, E.G 5.1, i identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende evropiane, nuk është ende i izoluar.
