VMRO do të mbledh të martën Komitetin Ekzekutiv për të diskutuar daljen e ASH-së së Taravarit nga koalicioni qeverisës maqedonas dhe eventualisht të diskutojë për emrin në sektorin e shëndetësisë.
Paraprakisht nga kjo parti përjashtojnë zërat se mund të ketë ndërrim të ministrave siç kumtoi një ditë më parë kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami se mund të ndodhë që VMRO të merr resorin e shëndetësisë dhe VLEN në këmbim të drejtojë resorin e arsimit.
“Përgënjështrojmë se deri tani u bisedua për çfarëdo këmbimi të ministrive apo resoreve, apo për atë se kush do ta ndërmarrë Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo nuk është e saktë”, deklaroi Valentin Manasievski, anëtar i i Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së.
I njëjti hodhi kritika ndaj Arben Tarvarit duke thënë se “askush nuk mund të konsiderojë se mund të jetë pjesë e Qeverisë, e në të njëjtën kohë të ri në përqafimet e LSDM-së dhe BDI-së kriminele”.
Me gjasë mund të ndodhë që VLEN njëherë për njëherë të mos drejtojë ministri tjetër dhe VMRO të emërojë kuadër të vetin në shëndetësi.
