Komiteti Ekzekutiv i VMRO-së në mbledhjen e sontme ka autorizuar Kryeministrin Mickoski që të propozojë emrat për resorë qeveritar pas daljes së ASH-së nga Qeveria edhe atë një emër për postin e zëvendëskryeministrit me të cilin aktualisht udhëheq Arben Fetai dhe një tjetër për ministër të shëndetësisë, raportojnë mediat maqedonase.
Paraprakisht VMRO përmes anëtarit të saj të Komitetit Ekzekutiv Valentin Manasievski përjashtoi mundësinë e këmbimit të dikastereve qeveritare me Koalicionin VLEN, edhe atë ministrinë e arsimit me të shëndetësisë.
Më herët Kryetari Lëvizjes Besa tha se ekziston mundësia që shëndetësia ti jepet VMRO-së dhe VLEN të udhëheq me arsimin.
