Larja e flokëve një herë në javë mund të mos jetë një ide e mirë, edhe kur ekziston ndjesia se floku është i pastër. Debati rreth asaj se sa rregullisht duhet të lahen flokët është i hershëm. Teksa disa ekspertë thonë se larja e flokëve një herë në javë është mirë për aq kohë sa përdoret shampo i mirë dhe flokët i përgjigjen mirë asaj frekuence, ka një anë tjetër të argumentit. Nëse flokët janë jashtëzakonisht të thatë dhe nuk lahen shpesh, floku mund të humbasë lagështinë e tij natyrale me kalimin e moshës.
Siç ka thënë për “The Vogue” stilistja Rosi Fernandez, drejtoreshë e salonit të famshëm në botë “Ananda Ferdit”, nuk është e këshillueshme të shkohet për më shumë se një javë pa larë flokët, pasi “folikulat bllokohen dhe nuk oksigjenohen”.
Stilistja e Kardashianëve, Jen Atkin, ka thënë në një intervistë me “Allure” se mund të shkonte deri në katër ose pesë ditë pa u larë. “Por edhe pse flokët mund të duken të pastër, ndotja e ajrit i ka ndotur tashmë pa e kuptuar ju”, ka shpjeguar Fernandez. Sipas Fernandezit, kur flokët lahen më pak se dy herë në javë, folikulat bllokohen dhe kjo mund të shkaktojë sërë problemesh: tharje të lëkurës së kokës, kruajtje, ndjeshmëri, zbokth, e madje edhe rënie të flokëve. Këto grimca të vogla, të cilat janë të padukshme për syrin, pengojnë që flokët të oksigjenohen mirë.
Prandaj është e këshillueshme që flokët të lahen më shpesh, madje kjo vlen edhe për flokët e trashë e të thatë./koha.mk
