Dy vajzat e reja nga Shkupi, Sara Kadrija dhe Kevser Emini, shkëlqyen me prezantimin e veprave të tyre në finalen e edicionit të 2 të Muza Competition që u mbajt në Tiranë.
Sara me koleksionin e vet solli elementet e etnografisë dhe të trashëgimisë kombëtare shqiptare nga Çarshia jonë e Vjetër.
E Kevserja në koleksionin e vet kishte vendosur pjesëza nga artizanatet e shumta shqiptare si qendisjet me gajtan, thurja e brezi, kollanin e argjendit, monedhat e shumë aksesoare të ndryshme.
Dy të rejat i përgëzoj dhe i inkurajoj të vazhdojnë me profesionalizimin e tyre, ndërsa mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë.