Në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih, Betim Hasani, vetëm 8 vjeç, u shpall kampion duke bërë krenar gjithë Sarajin.
Kandidati për kryetar komune, Blerand Ramadani, vlerësoi këtë sukses si një thirrje për më shumë bashkëpunim mes komunës, shkollave dhe familjeve.
“Kjo fitore tregon se sa shumë mund të arrijmë kur i japim hapësirë talenteve tona. Si komunë, do të ndërtojmë projekte që i japin fëmijëve tanë mundësinë të garojnë me më të mirët në botë,” tha Ramadani.
