Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Britaninë e Madhe e kanë sanksionuar zëvendëskomandantin e Forcave të Iranit dhe mbështetësit e grupit terrorist, Houthi.
Miller po ashtu bëri të ditur se ShBA-të dhe Britania kanë sanksionuar gjithashtu kompanitë e transportit detar që e mbështesin ministrinë e Mbrojtjes së Iranit.
“Ne do të mbrojmë rrugët ujore jetike të rajonit nga sulmet Houthi të mundësuara nga Irani”, shkroi Miller, transmeton Klankosova.tv.
ShBA-ja e Britania kanë nisur sulmet ndaj grupit terrorist Houthi si kundërpërgjigje të një sulmi vdekjeprurës me dron në një bazë ushtarake amerikane.

