Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashpër e kanë kritikuar kumtesën e presidentit francez Emanuel Makron se do ta njohë shtetin palestinez, duke e quajtur këtë hap të pakujdesshëm dhe të dëmshëm për përpjekjet paqesore, njoftoi DPA.
“Ky vendim i pakujdesshëm shërben vetëm për propagandë të Hamasit dhe e bllokon paqen”, ka shkruar sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio në X.
null
“Ky hap është shuplakë në fytyrë për viktimat e masakrës më 7 tetor”, shtoi ai.
Makroni mbrëmë në X kumtoi se ka për qëllim formalisht ta njoh Palestinën si shtet gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

