Gazetari Rami Mislimi ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, e cila sipas tij, me një propozim ligji të nënshkruar nga vetë ajo, synonte të votonte kundër mediave shqiptare dhe për një ligj tjetër që, siç e cilëson ai, kishte për qëllim manipulimin zgjedhor.

Sipas Mislimit, deputetja – e njohur më parë edhe si këngëtare – ka pranuar publikisht se nuk kishte dijeni se çfarë ligji kishte inicuar për t’u votuar në seancën e sotme.

Ai thekson se falë deputetëve shqiptarë të Aleancës Kombëtare për Integrim, mes tyre edhe kryetarit Ali Ahmeti, ligji për mediat nuk u miratua, duke e lënë Sarandën “me gisht në gojë”.

“Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët,” përfundon reagimin e tij gazetari.