Nëse ka diçka që nuk mungon kurrë në grimin e Kylie Jenner, ajo është padyshim blush-i i mollëzave. Kryesisht në version mat, por në raste të veçanta i kombinuar me pak pak highlighter, blush-i i mollëzave siç thotë Kylie e gjallëron goxha portretin.

Si të kombinoni blush-in e mollëzave me bazën e grimit?

Nisur edhe nga emri i kësaj teknike Under Blush e gjitha ka të bëjë me aplikimin e blush-it përpara përfundimit të make-up-it mbi një bazë të shndritshme dhe primerin në ngjyrën e lëkurën suaj.

E veçanta e procedurës qëndron në zhvendosjen e korrektorit në pjesët e fytyrës që doni t’i jepni më shumë shkëlqim. Pra, ndryshe nga teknika tradicionale: fondatinë- korrektor-konturim-bronzer-blush, korrektori “rrëshqet” dhe vendoset në fund të gjithë procesit të grimit.https://www.instagram.com/p/CjqpFeCvp1c/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv&rp=%2Flifestyle%2Fsi-te-beni-blush-in-e-mollezave-me-tekniken-e-kylie-jenner-dhe-te-duke-i1115398#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1330%2C%22ls%22%3A400%2C%22le%22%3A1146%7D

Zoe Kim Kenealy shpjegon përmes një videoje tutoriale se idealja për realizimin e këtij grimi është të përdorni dy blush-e: një më të errët dhe një më të lehtë.

Filloni me nuancën më të fortë (rozë, pjeshke, e kuqe ose nuancat e vjollcës), aplikojeni me një furçë make up-i nga mollëzat deri në konturin e syve. Më pas kalohet tek korrektori që aplikohet te rrathët e zinj të syve dhe anash hundës. Nisni me blush-in e çelur në pjesën e sipërme të mollëzave, ndërsa hapi i fundit për një blush të ndezur si të Kylie Jenner, ju duhet pak pudër për të errësuar me një ton më shumë lëkurën dhe ju do të dukeni yll!