Maqedonia e Veriut të arrijë shumicën e nevojshme prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe me këtë të fillojë negociatat – porositi kryeparlamentari bullgar, Rosen Zheljaskov i cili është në vizitë të RMV me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në deklaratën e përbashkët në Kuvendin e Maqedonisë, Zheljaskov shfrytëzoi rastin për të folur për temën e gjuhës së urrejtjes dhe theksoi se duhet të respektojmë të drejtat e komunitetit bullgar në vend. Porositë e tilla të Zheljaskov vijojnë pasi që edhe zëvendësja e presidentit bullgar Ilijana Joteva, dje dërgoi kritika të ashpra ndaj Maqedonisë për gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë.
“Është e qartë se ka shumicë, që për momentin është e pamjaftueshme, por siç e theksova dje, thashë një mendim se krerët shtetërorë mendojnë për brezat e ardhshëm ndërsa politikanët për zgjedhjet e ardhshme, duhet ta kundërshtojë gjuhën e urrejtjes ndërsa garancia për këtë është respektimi aktiv i të drejtave të komunitetit bullgar, si dhe ndryshimi i Kushtetutës si pjesë e kësaj rruge.”- deklaroi Rosen Zheljaskov, Kryetar i Parlamentit të Bullgarisë.
