Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq, kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Serbi dhe president i Partisë Demokratike.
Më 12 mars 2003, Gjingjiq u qëllua për vdekje nga një snajper i Njësisë së Operacioneve Speciale (ESO).
Pak orë pas atentatit, në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, e cila zgjati deri më 22 prill, kur me propozim të Qeverisë së Serbisë u hoq. Atë ditë është plagosur rëndë në bark anëtari i sigurimit të kryeministrit, Milan Veruoviq.
Gjingjiq u varros në Rrugën e Qytetarëve të Nderuar në Varrezat e Reja në Beograd me praninë e më shumë se 70 delegacioneve shtetërore të huaja, ndërsa qindra mijëra qytetarë ishin në kortezhin mortor.
Për vrasjen e tij, ish-komandanti i JSO-së – Milorad Ulemek-Legia dhe Zvezdan Jovanoviç si ekzekutues i menjëhershëm dhe dhjetë bashkëpunëtorë u dënuan me nga 40 vjet burg, ndërsa dy liderët e “klanit Zemun” Dushan Spasojevic dhe Mile Lukoviç- Kum u vranë në një operacion policor pas arrestimit të tyre.
Prof. Miljko Ristic është kirurgu që u përpoq t’i shpëtonte jetën Gjingjiqit. Siç ka thënë së fundmi për Pink, gjëra të tilla nuk harrohen kurrë.
-Kanë kaluar 20 vjet dhe duket sikur kanë kaluar pesë minuta – thotë Ristiq.
- Më telefonuan dhe më thanë të shkoja menjëherë në urgjencë. Më thanë se gjithçka do të jetë e qartë kur të hyj. Isha me uniformë jeshile, policia ushtarake tashmë ishte vendosur…nuk më ndaluan. Ka një dhomë për pritjen e pacientëve të urgjencës, e njoha Gjingjiqin. Nuk do ta harroj kurrë atë zbehje. Ai kishte gjakderdhje të madhe, kishte një dëmtim shumë të rëndë. Atentatori goditi mu në zemër. Atriumi i djathtë ishte prekur, kishte një seksion prej gjashtë centimetrash – tha Ristiq.
“Anesteziologu vendosi venat për transfuzionin. Presioni ishte 20, 30…duhej një operacion urgjent. Vrapuam në sallë, pamë një prerje në zemër… Menduam se mund ta shpëtonim, ta qepnim… ndoshta do të jetë në koma, pastaj do të zgjohet. Ne ramë dakord për pesë deri në 10 minuta dhe prisnim që ai të kishte presion që i lejonte të jetonte më gjatë. Kuptuam se ai po humbiste gjak diku tjetër. Ai kishte një plagë në hyrje në të djathtë dhe një plagë në dalje në të majtë. Atentatori e qëlloi nga krahu i djathtë. Është qëlluar nga një lartësi dhe jo nga një e ulët. Pyesim veten nëse kishim humbur një plumb tjetër. Nga gjoksi i rridhte gjak. Ata plumba që përdoren për atentate kanë fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese, ndaj funksionojnë edhe anash. Mëlçia u nda në 1000 copë”, thotë mjeku.
Gjatë mandatit të Gjingjiqit, në Serbi filloi një proces i demokratizimit të shoqërisë dhe reformave themelore ekonomike dhe sociale.
Ai u lind më 1 gusht 1952 në Bosanski Šamac dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik në Beograd në vitin 1974, ndërsa në vitin 1979 doktoroi në Universitetin e Konstanzit, ku punoi si asistent.
Ai u kthye në Serbi në vitin 1990 dhe u bë një nga themeluesit e DS-së, në të cilën në shtator të të njëjtit vit u zgjodh kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe në vitin 1994 zëvendësoi Dragoljub Micunoviqin si kryetar i DS-së.
Gjingjiq ka qenë edhe deputet në tri mbledhjet e para shumëpartiake të Asamblesë Kombëtare dhe në Kuvendin e RFJ-së.
