Avokatët e Sali Berishës ankohen në gjykatën e posaçme për vendimin e SPAK që refuzoi kërkesën e ish kryeministrit për të marre pjesë në seancat e Kuvendit.

Mbrojtja e Berishës thotë në apelim: “Berisha është deputet. Nuk ka vendim për heqje mandati kështu që duhet shfuqizuar vendimi i SPAK.”

Berisha sipas tyre duhet të shkojë në seancë parlamentare te enjteve. Sipas prokurorisë Berisha akualisht po mbahet në arrest shtëpie dhe duhet të zbatohen të njëjtat reregulla si masa e arrestit në burg.

“Kodi i procedurës penale parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi”.

Duket se përmes kësaj lëvizje avokatët duan të shpëtojnë mandatin e deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare. Precedenti më i fundit është ndërprerje para kohe e mandatit për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur tashmë në kërkim.